Driton Selmanaj: Ja si e morëm dhe si e lam Qeverinë

Aktuale

Driton Selmanaj: Ja si e morëm dhe si e lam Qeverinë

Nga: N.Sh Më: 23 mars 2021 Në ora: 16:57
Avdullah Hoti dhe Driton Selmanaj

Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj përmes një shkrimi në Facebook, ka treguar se si e kanë marrë Qeverinë dhe si e lan tash.

Selmanaj shkruan se, e morën me ambient politik të tensionuar, pa zot shtëpie për t’ua dorëzuar detyrën, me situatë të rëndë pandemike, ekonomike dhe izolim ndërkombëtarë.

Ai shkruan se morën me sanksione nga SHBA, me udhëkryq në dialogun me Serbinë..

Ndërsa tash e lan me ambient politikë norma, me dorëzim detyre si burrështetas të vërtet, me situatë të menaxhueshme dhe nën kontroll të pandemisë Covid-19, me situatë ekonomike stabile dhe me trende shume pozitive.

Lexojeni shkrimin e plotë:

Si e morëm dhe si e lam qeverinë dhe qeverisjen?

E morëm me ambient politik të tensionuar dhe të kontaminuar;

Pa zot shtëpie për të na e dorëzu detyrën;

Me situatë të rëndë pandemike;

Me situatë të rëndë ekonomike;

Me izolim ndërkombëtarë;

Me sanksione nga shteti më mik i Kosovës (SHBA);

Me kërcënime për tërheqjen e trupave ushtarake amerikane;

Me udhëkryqe të mëdha në dialogun me Serbinë;

Me aktivitete kriminale në zonën kufitare me Serbinë (Karaqevë);

Pa ide të qarta për modelin e Vettingut në sistemin e drejtësisë;

E si e lam sot?

Me ambient politikë normal dhe shtensionues,

Me dorëzim detyre si burrështetas të vërtet;

Me situatë të menaxhueshme dhe nën kontroll të pandemisë Covid-19;

Me situatë ekonomike stabile dhe me trende shume pozitive;

Me plotë miqë dhe aleat tanë tradicional;

Pa sanksione, por me marrëveshje për investime miliardëshe;

Me FSK pjesë së ushtrisë amerikane, në misione paqëruajtëse nëpër botë;

Me qartësi të mëdha në dialogun me Serbinë, ska harta e thika mbi tavolinë. Idea për ndarjen e Kosovës tashmë e varrosur;

Me rrënim dhe rrafshim të të gjitha kazinove, bastoreve dhe aktiviteteve tjera kriminale ne Karaqevë;

Me modelin e zgjedhur për Vettingun në drejtësi;

Pa asnjë aferë të vetme korruptive nga anëtarët e kabinetit qeveritar.

Dhe mos harroni të gjitha këto i bëri qeveria e Kryeministrit Hoti vetëm për 9 muaj qeverisje. Ndjehem krenar që kam pak hise në gjithë këto suksese.

Duhet ta dijë gjithësecili se qasja në qeverisje mund të na  dalloj, por qasja dhe respekti ndaj shtetit duhet të na bashkojë të gjithëve pa dallim.

Me votë zgjedhesh, me votë rrëzohesh dhe me votë rizgjidhesh. Kështu e ka demokracia.

#Kosovavendiimishtrenjtë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat