Kryeministri Kurti priti në takim ambasadorin e BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog

Aktuale

Kryeministri Kurti priti në takim ambasadorin e BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog

Më: 23 mars 2021 Në ora: 17:22
Foto nga takimi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendës Kryeministri, Besnik Bislimi, priti në takimin e tij të parë pas marrjes së detyrës së kreut të ekzekutivit, Shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësuesin Special të BE-së, ambasadorin Tomáš Szunyog dhe zëvendës shefin e Zyrës së BE-së, Riccardo Serri.

Ambasadori Szunyog i uroi fillim të mbarë dhe suksese në detyrën e re Kurtit.

Ai përsëriti gatishmërinë dhe vullnetin e BE-së për thellimin e bashkëpunimit me të, Qeverinë e tij dhe Republikën e Kosovës në arritjen e synimeve të përbashkëta dhe për përfitimin e qytetarëve të Kosovës.

Kryeministri Kurti faleminderoi z. Szunyog për vizitën dhe urimet si dhe për gatishmërinë për thellim të bashkëpunimit. Po ashtu e njoftoi për synimet dhe prioritet e tij si Kryeministër i Qeverisë së re.

Ambasadori Szunyog u shpreh se prioritetet e qeverisë së re janë edhe prioritetet e BE-së.

Në takim gjithashtu u dakordua edhe për realizimin e një vizite zyrtare në institucionet qendrore të Bashkimit Evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat