Votoi Konjufcën, bashkëpartiakja me akuza ndaj Xhavit Halitit: Ai dhe disa të tjerë përfaqësojnë vullnetin e QNR-së!

Aktuale

Votoi Konjufcën, bashkëpartiakja me akuza ndaj Xhavit Halitit: Ai dhe disa të tjerë përfaqësojnë vullnetin e QNR-së!

Nga: A.M. Më: 23 mars 2021 Në ora: 18:10
Xhavit Haliti

Të hënë u mbajt seanca e Kuvendit të Kosovës, ku Glauk Konjufca u zgjodh kryetar i Parlamentit.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti e ka votuar Konjufcën për kryeparlamentar.

Kjo ishtë një votë befasi për të gjithë.

Për këtë votim ka reaguar edhe zyrtarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Lumturije Bytyqi Hasani.

Ajo ka thënë se Haliti e ka paguar shtrenjtë pozitën e deputetit.

“Ai dhe disa aty nuk përfaqësojnë vullnetin e qytetarëve, përfaqësojnë vullnetin e QNR-së!”, ka shkruar Bytyqi Hasani në Facebook.

Postimi i plotë:

Xhavit Haliti e ka paguar shtrenjtë pozitën e deputetit prandaj voton si ia do qejfi!

Ai dhe disa aty nuk përfaqësojnë vullnetin e qytetarëve, përfaqësojnë vullnetin e QNR-së!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat