Nënë e bir vdesin si pasojë e COVID-19 brenda ditës në Rahovec

Aktuale

Nënë e bir vdesin si pasojë e COVID-19 brenda ditës në Rahovec

Më: 23 mars 2021 Në ora: 18:11
Foto ilustrim

10 pacientë kanë humbur jetën dhe 705 raste te reja të të infektuarve me COVID-19 janë konfirmuar gjatë 24 orëve të fundit.

Por një rast mjaftë i rëndë ndodhi në një prej familjeve në Komunën e Rahovecit.

Si pasojë e infektimit me koronaivrus kanë humbur jetën nënë e bir nga fshati Ratkoc i kësaj komune.

Kjo është konfirmuar edhe nga Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi.

“Po mund t’ua konfirmoj se kanë ndërruar jetë nënë  e djali i hedikepuar. Madje janë nga fshati im dhe sot janë varrosur kam qenë edhe në varrim është një humbje e madhe për komunën”, tha Latifi.

Nëna 85 vjeçare dhe djali 50 vjeçar nuk kanë arritur që t’i bëjnë ballë virusit COVID-19 dhe si pasojë e kësaj kanë humbur jetën.

Situata me koronavirus anembanë vendit vazhdon të jetë mjaftë e rëndë ku tani për tani janë gjithsej 12 mijë e 808 raste aktive.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.922 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 705 raste pozitive”, u tha në njoftimin e IKSHPK.

Duhet përkujtuar që nga marsi i vitit të kaluar në Kosovë janë regjistruar gjithsej 1 mijë e 786 vdekje si pasojë e virusit SARS COV-2.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat