U tha se ka akuzë për keqpërdorim, reagon Liburn Aliu, tregon si është e vërteta

Aktuale

U tha se ka akuzë për keqpërdorim, reagon Liburn Aliu, tregon si është e vërteta

Nga: A.M. Më: 23 mars 2021 Në ora: 18:19
Liburn Aliu

Në media u raportua se ministri i ri i Infrastrukturës, Liburn Aliu se ka një aktakuzë.

Për këtë ka reaguar vet ministri Aliu, përmes një postimi në Facebook, duke thënë se sot ka dëgjuar për herë të parë për akuzën.

Aliu ka thënë se pasi e ka lexuar lajmin, ka ndërmarrë hapat e duhur për të konfirmuar këtë çështje.

“Asnjëherë nuk jam kontaktuar as nga Prokuroria, as nga Gjykata për t’u informuar në mënyrë zyrtare se ekziston ndonjë aktakuzë e ngritur kundër meje. Ngritja e aktakuzës (nëse diçka e tillë është e vërtetë) pa njoftimin tim si palë, është shkelje e procedurës. Dhe për këtë unë do të kërkoj përgjegjësi”, ka shkruar ai në Facebook.

Postimi i plotë:                                 

Pas lajmit që pashë sot në disa media në lidhje me gjoja akuzimin tim për keqpërdorim të detyrës zyrtare, gjatë kohës sa kam qenë Drejtor i Urbanizmit në Komunën e Prishtinës, ndjehem i obliguar të ndaj këtë reagim.

Unë për këtë rast kam dëgjuar për herë të parë nga mediat sot. Marrë parasysh këtë, e kam të pamundur të komentoj mbi substancën e rastit, por mund të them disa fjalë mbi procesin e munguar.

Me të lexuar lajmin, kam ndërmarrë hapat e duhur për të konfirmuar këtë çështje.

Unë nuk kam qenë dhe akoma zyrtarisht nuk jam në dijeni për asnjë aktakuzë që ekziston ndaj meje. Asnjëherë nuk jam kontaktuar as nga Prokuroria, as nga Gjykata për t’u informuar në mënyrë zyrtare se ekziston ndonjë aktakuzë e ngritur kundër meje. Ngritja e aktakuzës (nëse diçka e tillë është e vërtetë) pa njoftimin tim si palë, është shkelje e procedurës. Dhe për këtë unë do të kërkoj përgjegjësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat