Dorëzimi i detyrës nga Hoti tek Kurti, reagon edhe Lumir Abdixhiku

Aktuale

Dorëzimi i detyrës nga Hoti tek Kurti, reagon edhe Lumir Abdixhiku

Nga: P.R Më: 23 mars 2021 Në ora: 21:57
Avdullah Hoti dhe Albin Kurti

Gjatë ditës së sotme, kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka dorëzuar detyrën tek kryeministri i ri, Albin Kurti.

Dorëzimi i detyrës u bë në mënyrë ceremoniale, ndryshe nga hera e kaluar kur Hoti u zgjodh kryeministër, pasi Albin Kurti nuk kishte pranuar që ta dorëzonte detyrën tek Hoti.

Poashtu, edhe të gjithë Ministrat e LDK-së kanë vepruar njëjtë si Hoti.

E pas të gjitha këtyre zhvillimeve, ka reaguar edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

“Falenderoj të gjithë zyrtarët e LDK-së, Kryeministrin, Ministrat, Zëvendësministrat e stafin politik që sot me dinjitet dorëzuan detyrat e tyre pasardhësve politik. Treguan klasë e respekt. LDK, me këtë kulturë dha shembull në skenën politike dhe institucionale të Kosoves. I falenderojë të gjithë, gjithashtu, për shërbim ndaj vendit në kohë aspak të lehtë”, ka shkruar Lumir Abdixhiku, përcjellë “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat