Kështu e quan Kurti marrëveshjen e Washingtonit

Aktuale

Kështu e quan Kurti marrëveshjen e Washingtonit

Më: 23 mars 2021 Në ora: 22:01
Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti e ka quajtur tryezë suedeze dhe bufe takimin e 4 korrikut në SHBA, ku Kosova e Serbia dhanë ndaras zotime pranë administratës amerikane.

Kurti ka thënë se nga kjo marrëveshje është mirë të shikohet nga fundit dhe aty të ndalet.

“Prej 1995 e këtej, kjo është singulari, kjo e 4 korrikut. Besoj me të drejtë e kemi kritikuar si një tryezë suedeze, si një bufe, ku ndoshta është menduar që të marrësh nja 2-3 gjëra që në një datë të mëvonshme do të jenë të favorshme. Kemi një administratë të re në SHBA, nuk mendoj që duhet të merremi me atë a refuzon çdo gjë apo pjesërisht.

Ajo marrëveshje nga pika e fundit ngjan më së miri dhe besa është mirë me u ndal aty. Sa u përket disa gjërave si puna e ndarjes së resurseve, Ujmanit pra, ose e moratoriumit të kërkimit të njohjeve, kjo na bie ndesh me Kushtetutën. Nuk guxon asnjë zyrtar të thotë se nuk do të angazhohet për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare.

Por nuk është përfillur një gjë e tillë se është ditur që qeveria që shkoi nuk do ta kishte gjatë, prandaj ka ekzistuar një moskokëçarje për atë përmbajtje”, ka thënë Kurti në debatin “Si tutje me dialogun”, i organizuar dje nga Projekti i Fondacionit të Kosovës për Shoqëri të Hapur, në kuadër të projektit “Forum 2015”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat