“Shkarkimi i parë i ministrit Vitia, i kundërligjshëm”

Aktuale

“Shkarkimi i parë i ministrit Vitia, i kundërligjshëm”

Më: 23 mars 2021 Në ora: 22:56
Arben Vitia

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka shkarkuar nga pozita Ardian Mehmetajn, u.d. të Sekretarit të Përgjithshëm. Ky i fundit u emërua me vendim të ish-ministrit Armend Zemaj.

Megjithatë, sipas ish-këshilltarit ligjor të tashmë ish-ministrit Mustafa, Donat Lushaku, shkarkimi i sotëm ishte pa të drejtë ligjore.

Më poshtë edhe postimi i plotë i Lushakut:

Vendimi i parë i ministrit Arben Vitia – i kundërligjshëm. Baza ligjore ku thirret ai është shfuqizuar më 13 korrik 2020, ngase Ligji për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës nuk është më në fuqi. Nga 13 korriku 2020 në fuqi ka hyrë Ligji për Zyrtarët Publik. Dhe ky është një vendim amatoresk, ngase me hyrjen në fuqi të një akti (të ri) shfuqizohet akti tjetër (i vjetër). Jus est ars boni et aequi!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat