Kjo është gruaja nga Ferizaj e cila e “kërcënoi” Albin Kurtin

Aktuale

Kjo është gruaja nga Ferizaj e cila e “kërcënoi” Albin Kurtin

Më: 24 mars 2021 Në ora: 00:49
Drita Osmani

Zonjës Drita Osmani, po i vjen mirë që kryeministri Albin Kurti i ka mbajtur në mend fjalët e saj.

“Nëse punonin për popull e për shtet do të keni gjithmonë mbështetjen tonë. Nëse punoni për gjepat tuaj, ne ju largojmë sikur këta tjerët”, kishte deklaruar Drita Osmani para Kurtit në Ferizaj.

E zhgënjyer nga politika e 20 viteve te fundit, zonja Osmani jeton me shpresën që gjerat do të ndryshojnë për të mirë.

“U befasova që Kurti i kishte mbajtur ne mend fjalët e mia pasi nuk isha e vetmja që kërkoja ndryshimin. Kam shumë besim se Albini dhe Vjosa do të bëjnë ndryshime drastike në Kosovë. Ne nuk jemi askund me drejtësi, ekonomi, arsim e s’jemi askund me asgjë”, deklaron Drita Osmani.

Ajo ka rrëfyer disa detaje nga takimi me Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin gjatë fushatës së fundit.

“Isha në qytet dhe e pashë që ka grumbullim të njerëzve. Pyeta çfarë po ndodh dhe më thanë që kanë ardhur Albini me Vjosën. Thashë po kam dëshirë t’ua japë një mesazh”, tregon më tej ajo.

Zonja Drita më pas e dha mesazhin për Kurtin e Osmanin që u transmetua në të gjitha mediat.

Drita Osmani, shpreson që ne ditët në vijim do ta takoj edhe njëherë nga afër kryeministrin e vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat