Ngjarjet për ditën e sotme

Aktuale

Ngjarjet për ditën e sotme

Më: 24 mars 2021 Në ora: 06:00
Ilustrim

Ngjarjet e datës 24 Mars 2021

- Mbahet mbledhja e 249-të e Këshillit Gjyqësor të Kosovës. (Platforma Zoom, ora 10:00)

- Zyrtarët e Prokurorisë Speciale në Hagë, 6 muaj pas bastisjes në selinë qendrore të OVL UÇK-së në Prishtinë, i kthejnë pajisjet të cilat i kanë marrë. (Zyret e OVL UÇK-së, ora 10:00)

- Rrjeti i OJQ-ve AVONET organizon kafen e Miqësisë dhe Falenderimeve për nder të 24 marsit, Ditës së Bombardimeve ndaj forcave serbe, aktivitet ky që është bërë tradicional në Komunë e Ferizajt. (Lokali “Queen’s Loung Bar” rruga “12 Qershori” në Ferizaj, ora 11:00)

- Mbahet konferenca e katërt mbi ecurinë e çështjes gjyqësore ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit. (Hagë, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe rektori i Universitetit të Prizrenit, Ismet Temaj, do të nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi në fushën e pylltarisë. (Shtëpinë e Bardhë në Prizren, ora 11:30)

- Udhëheqes të Komunës së Deçanit bëjn homazhe në kompleksin memorial të dëshmorëve të kombit në Gllogjan, ku do vendosen lule në të gjitha varret e dëshmorëve në pranin e Gardës Ceremoniale të Ushtrisë së Kosovës. (Fshati Gllogjan, ora 12:00)

- Në përkujtim të 24 marsit 1998 “Epopeja e Dukagjinit” mbahet koktej rasti në nderim të kësaj dite. (Kulla e Hilimi Haradinaj, ora 13:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë së Shëndetësisë, Narqize Arënliu-Hoxhaj do të marrin pjesë në ligjëratën e organizuar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, me rastin e Ditës Botërore të Tuberkulozit. (Prizren, ora 13:30)

- Në kuadër të Javës së Gruas mbahet diskutimi me temë "Përfaqësimi i drejtë i grave në media qenësor për barazi gjinore". (Hotel Emerald, ora 14:00)

- Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku takohet me kandidaten për presidente, Vjosa Osmani. (Kuvendi i Kosovës, ora 14:00)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat