A u respektua Protokolli në dorëzim-pranimin e detyrave?

Aktuale

A u respektua Protokolli në dorëzim-pranimin e detyrave?

Më: 24 mars 2021 Në ora: 08:35
Albin Kurti dhe Avdullah Hoti

Njohësi i Protokollit dhe Ceremonialit Shtetëror, Tomorr Avdia, ka komentuar mënyrën e dorëzim-pranimit të detyrave nga zyrtarë të ndryshëm qeveritarë.

Ai thotë se secili rast, është i përcaktuar me Protokoll Shtetëror, por jo të gjithë e kanë rëndësinë e njëjtë sikurse dorëzim-pranimi i detyrave të Kryeministrit apo dhe Presidentit.

”Të gjithë kryeministrat, si Hoti apo Kurti, janë të votuar dhe kanë nominim nga qytetarët për të drejtuar atë Protokoll të Shtetit”.

”Kjo është detyrë që zbatohet në të gjitha shtetet normale. Në rastin e mosdorëzimit të detyrës nga kryeministri Kurti, është një shkelje”.

”Ceremoniali duhet të zbatohet gjithmonë komform ligjit. Kryeministri duhet të jetë pjesë e asaj pjesëmarrjeje”.

”Në këtë rast, kjo është një lloj rregulli që duhet zbatuar dhe nuk duhet të krijohet në inate që politikanët tanë i zbatojnë për interesa të tyre ditore apo politike”.

”Sot ka qenë një ceremoni e zakonshme, e rregullt e pranim-dorëzimit. Kryeministri Hoti ka përcaktuar të gjitha rregullat e përcaktuara”.

”Në shumicën e shteteve nuk merren me pranim-dorëzimin e ministrave, me detaje, përveç publikimit në faqet zyrtare të tyre”.

”Përveç më të rëndësishmeve siç janë ato të pranim-dorëzimit të kryeministrit dhe presidentit”.

”Ministrat kanë të drejtë në këto raste, e përcaktojnë me ligj, që pranim-dorëzimin e detyrës mund t’ua bëjë ndonjë sekretar i tyre”.

”Në rastin e Kryeministrit Haradinaj, ai nuk ka qenë i pranishëm fizikisht në Kosovë”.

Pyetur nëse konsiderohet shkelje, kur Albin Kurti nuk e dorëzoi detyrën tek Avdullah Hoti, Avdia pranoi një gjë të tillë.

”Po është shkelje”.

”Kjo është e paraparë me ligj, por nuk e përcakton ndonjë dënim”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat