22 vjetori i bombardimeve të NATO-s, Çitaku publikon fotografi me gjeneralin Clark

Aktuale

22 vjetori i bombardimeve të NATO-s, Çitaku publikon fotografi me gjeneralin Clark

Më: 24 mars 2021 Në ora: 08:51
Vlora Çitaku dhe Wesley Clark

Ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ka postuar një fotografi në rrjete sociale me gjeneralin e NATO-s, Wesley Clark në përkujtim të 22 vjetorit të sulmeve ajrore të NATO-s kundër caqeve ushtarake e policore të Serbisë dhe Malit të Zi.

Sulmet kishin filluar në orën 19:45, kur aeroplanët e NATO-s lëshuan bombat e para kundër pozicioneve strategjike të ushtrisë së ish-Jugosllavisë, siç quheshin dy republikat e ish-federatës jugosllave, Serbi-Mali i Zi.

Sulmet ajrore kundër forcave serbe vazhduan deri më 9 qershor.

Aty u arrit Marrëveshja e Kumanovës, e cila ndryshe njihet edhe si kapitullimi i Millosheviq dhe më 11 qershor forcat e armikut fillojnë tërheqjen nga Kosova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat