22 vjet nga vrasja e Bajram Kelmendit dhe djemve të tij

Aktuale

22 vjet nga vrasja e Bajram Kelmendit dhe djemve të tij

Më: 24 mars 2021 Në ora: 09:09
Avokati Bajram Kelmendi dhe Kastrioti e Kushtrimi

Sot mbushen 22 vjet nga vrasja e avokatit të shquar shqiptar Bajram Kelmendi, dhe dy djemve të tij, Kastriotit dhe Kushtrimit.

Avokati Bajram Kelmendi dhe dy djemve të tij, Kastrioti dhe Kushtrimi janë vrarë 22 vite më parë, në ditën e parë, kur filluan bombardimet e NATO-së kundër caqeve serbe.

Avokati Kelmendi së bashku me dy djemtë e tij ishin marrë nga forcat serbe më 24 mars 1999.

Lajmin për vendndodhjen e kufomave të tyre, gruaja përkatësisht nëna, Nekibe Kelmendi, tashmë e ndjerë, e kishte marrë më 26 mars.

Kufomat ishin gjendur afër një distributori gazi në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë.

Kelmendi, si avokat, kishte proceduar një dosje për krimet e regjimit të Millosheviqit në Kosovë, të cilën do ta dorëzonte në Hagë.

Kelmendi ishte po ashtu, edhe aktivist në Këshillin për Mbrojtjen e të Drejtave e Lirive të Njeriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat