Sot do t’i marrë pajisjet e OVL-UÇK-së, Tomë Gashi kërkon sqarime nga Prokuroria Speciale në Hagë

Aktuale

Sot do t’i marrë pajisjet e OVL-UÇK-së, Tomë Gashi kërkon sqarime nga Prokuroria Speciale në Hagë

Nga: G.B Më: 24 mars 2021 Në ora: 09:35
Tomë Gashi

Avokati Tomë Gashi ka njoftuar se sot në ora 10, do t’i marrë pajisjet që janë marrë me 25.09.2020 pas bastisjes së selisë qendrore të OVL UÇK-së.

Përmes një postimi në Facbook, ai ka kërkuar sqarime nga Prokuroria Speciale në Hagë, se çfarë ka gjetur në ato pajisje, përcjell Bota sot.

Postimi i tij i plotë:

Dje me shkrim jemi njoftuar nga udhëheqësja e operacioneve të Prokurorisë Speciale në Hagë që sot me datë 24.03.21, në orën 10:00 në zyret e Prokurorisë Speciale në Hagë, të cilat janë në kompleksin e Eulexit në Fushe Kosovë, do të na kthehen pajisjet të cilat janë marrë me 25.09.2020 pas bastisjes së selisë qendrore të OVL UÇK-së.

Unë do të jem në orën 10:00 në zyret e Prokurorisë Speciale në Fushe Kosove që t’i marr pajisjet, ndërsa Prokuroria Speciale në Hagë duhet të na jap sqarime se çfarë ka gjetur në pajisjet tona.

Ditën që është bërë bastisja në OVL-UÇK me 25 shtator, padrejtësisht janë arrestuar kryetari Hysni Gucati dhe nënkryetari Nasim Haradinaj.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat