Gashi: EULEX-i na ftoi t’i marrim pajisjet, por nuk na i dha

Aktuale

Gashi: EULEX-i na ftoi t’i marrim pajisjet, por nuk na i dha

Më: 24 mars 2021 Në ora: 10:23
Tomë Gashi

Avokati Tomë Gashi ka njoftuar para mediave se nuk ka arritur që të marrë sot pajisjet, pavarësisht se ishin vet të ftuar. Gashi pasi ka biseduar me zyrtarë në kompleksin e EULEX-it në Fushë Kosovë, ka theksuar se të njëjtit e kanë njoftuar që nuk janë të gatshëm të dorëzojnë pajisjet të cilat i kanë marrë para gjashtë muajve.

"Unë kam ardhur këtu me kërkesë të shkruar por ata nuk na i kanë dhënë pajisjet. Pyetja ishte se çfarë kanë gjetur ata në ato pajisjet të konfiskuara me 25 shtator. Dhe tani nga oficeri i prokurorisë speciale në Hagë tha se nuk mund të na i japin sot", tha Gashi.

Avokati ka theksuar se i njëjti ka thënë që do të njoftohen me shkrim se kur do të mund të dorëzohen gjashtë pajisjet e konfiskuara.

Tomë Gashi tha se janë prishur matematikat meqë ata kanë kërkuar raport se çfarë kanë gjetur nga këto pajisje.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat