Kurti përkulet te varri i Rugovës, paralajmëron shumë shpejt seancë për zgjedhjen e Osmanit presidente

Aktuale

Kurti përkulet te varri i Rugovës, paralajmëron shumë shpejt seancë për zgjedhjen e Osmanit presidente

Më: 24 mars 2021 Në ora: 11:40
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas Prekazit, ka bërë homazhe edhe te varri i ish-presidentit, Ibrahim Rugova.

Kurti ka thënë se në këtë ditë vlerësojnë kontributin e madh të Ibrahim Rugovës për ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës gjatë viteve të 90-ta.

“Sot është përvjetori i epopesë së dukagjini dhe bombardimit të NATOS. Pas homazheve në Prekaz e Gllogjan po bëjmë homazhe edhe te varri i presidentit historik, presidentit të parë të Kosovës. Kujtojmë rolin dhe kontributin e tij gjatë viteve të 90-ta për ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës. Do të vazhdojmë edhe të veprimtari më i shquar i çështjes kombëtare, te varri i bacës Adem”, u shpreh Kurti.

Kurti para gazetarëve foli edhe për zhvillimet e fundit në vend, derisa tha se shumë shpejt do të zgjidhet edhe presidenti i vendit. Kurti paralajmëroi se menjëherë pasi të zëvendësohen deputetët që morën poste ministrore, do të thërrasin seancën për zgjedhjen e presidentit.

“Dy hapa të rëndësishëm tashmë janë përmbyllur, zgjedhja e kryetari të Kuvendit dhe Qeverisë, ka ngelur edhe hapi i tretë edhe atë do ta kurorëzojmë me sukses, pra presidenten e Republikës. Besojmë se sapo të zëvendësohen deputetët që iu bashkuan kabinetit qeveritar do të thërrasim një seancë të radhës, ku atë që e votoi populli me 300 mijë vota do ta legjitimojmë edhe në Kuvend”, u shpreh Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat