Hoxhaj në 22 vjetorin e bombardimeve të NATO-s: U ndal gjenodici ndaj shqiptarëve dhe u mbrojt e drejta për liri

Aktuale

Hoxhaj në 22 vjetorin e bombardimeve të NATO-s: U ndal gjenodici ndaj shqiptarëve dhe u mbrojt e drejta për liri

Më: 24 mars 2021 Në ora: 12:36
Enver Hoxhaj

Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj ka përkujtuar intervenimin e NATO-s që filluan para 22 vjetësh.

Hoxhaj thotë se NATO kreu misionin historik në ndaljen e gjenocidit dhe mbrojti qenien dhe të drejtës për liri.

Ai ka kujtuar edhe Thaçin e Veselin që gjenden në Hagë, për të cilët thotë se ishin kreatorët e aleancës me NATO-n.

Postimi i tij i plotë:

Para 22 vitesh, filloi intervenimi i NATO-s kundër caqeve dhe makinerisë ushtarake serbe, të cilat po kryenin gjenocid ndaj shqiptarëve të Kosovës. Kjo fushatë e bombardimeve vijoi për 78 ditë dhe çoi deri në kapitullimin e regjimit okupator serb në Kosovë. Kjo aleancë, kreu misionin historik në pajtim me vlerat e saj, sepse mbrojti qenien dhe të drejtën e qytetarëve të Kosovës për liri.
Aty ku kishte filluar krimi i një regjimi, aty edhe po merrte goditjen e fundit nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe Aleanca e NATO-s.

Sot, kujtojmë me respekt të thellë, burrat dhe gratë e kësaj aleance që u vunë në shërbim të lirisë së qytetarëve të Kosovës.
Sot, më shumë se kurrë, ndjejmë mungesën e drejtuesve të luftës sonë çlirimtare, të Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe të tjerëve që padrejtësisht ndodhen në Hagë. Ata që ishin kreatorët e aleancës tonë të shenjtë me NATO-n dhe vlerat euro-atlantike, nuk janë me ne ta kujtojmë së bashku këtë ditë të paharrueshme për historinë e Kosovës.

Nderim i përjetshëm për të gjithë kontribuuesit e lirisë së Kosovës!

Lavdi heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të lirisë! Faleminderit përjetë NATO-s dhe miqëve ndërkombëtarë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat