Mbetën pa punë pasi shkoi Thaçi në Hagë, ja çka po punojnë tani ish-këshilltarët e tij

Aktuale

Mbetën pa punë pasi shkoi Thaçi në Hagë, ja çka po punojnë tani ish-këshilltarët e tij

Më: 24 mars 2021 Në ora: 15:31
Hashim Thaçi

Që kur Hashim Thaçi shkoi në Hagë, stafi i tij mbeti papunë.

Tre nga këshilltarët e tij janë bërë bashkë e kanë hapur një portal.

Ardian Arifi, Artan Behrami e Adil Behramaj po punojnë së bashku në Demokraci.

Ata po prodhojnë lajmë të ndryshme e po sjellin edhe intervista interesante.

Shumë prej tyre ishin edhe gazetarë në të kaluarën para se të bëheshin këshilltarë të Thaçit.

Ardian Arifaj nuk ngurron ta bëjë publike edhe në Facebook.

Image

E njësoj nuk heziton as Artan Behrami duke treguar se edhe çfarë pozite mban aty.

Image

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme edhe këshilltari i Haradinajt, Halil Matoshi iu rikthye gazetarisë.

Nuk është çudi që shumë gazetarë t’i shohim si këshilltar të politikanëve e që pas ndryshimit të pushteteve t’i kthehen zanatit të vjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat