“Dy servil të Isa Mustafës në takim me Osmanin”/ Kush janë deputetët e LDK-së që do të votojnë Vjosën Presidente?

Aktuale

“Dy servil të Isa Mustafës në takim me Osmanin”/ Kush janë deputetët e LDK-së që do të votojnë Vjosën Presidente?

Nga: N.Sh Më: 24 mars 2021 Në ora: 17:18
Vjosa Osmani

Gjatë ditës së sotme, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka pas një takim më pretendenten për presidente Vjosa Osmanin.

Në këtë takim, së bashku me Lumirin nga LDK-ja ishte edhe Lutfi Haziri.

U përfol se në takim do të merrte pjesë edhe Kujtim Shala por ai nuk u pa aty.

Megjithatë, këtë takim e ka komentuar profesor dr. Binak Maxharraj.

Ai përmes një shkrimi në Facebook, shkruan se, aty në takim ishin “dy servil të Isa Mustafës”.

Sipas tij, ky takim nuk i bënte nderë LDK-së, pasi sipas tij, Osmani ka autoritet të pakontestuar për zgjedhjeve.

“Ky takim nuk i bënë nderë LDK për të futë dyshim autoritetin e pakontestuar të Vjosa Osmanit fitueses më të madhe të votave të popullit dhe se as PDK, as LDK e bile as AAK si humbëse më të mëdha të zgjedhjeve nuk kanë fytyrë, as moral të vejnë kushte për votën Vjosa Osmanit për presidente atë e ka votuar dhe zgjedhë sovrani dhe kjo është e qartë”, shkruan ndër tjera profesor Maxharraj.

Ai ka kërkuar nga Abdixhiku që të kthen imazhin e LDK-së duke ia bërë kuorumin Vjosa Osmanit për presidente.

Ndër tjera, ai thotë se janë disa deputetë të LDK-së të cilët janë të gatshëm që ta votojnë Vjosën.

Lexojeni shkrimin e plotë:

Skandaloze e tmerrshme...

LUMIR KAPËRCËJE RUBIKONIN.

/Edhe dy servil të Isa Mustafës sot në takim të Vjosa Osmanin/

Në një shkrim -publikim timin të para do ditëve pata theksuar se një takim i këtillë i krerëve te të LDK me Vjosa Osmanin e cila i more tri herë me shumë vota se sa vetë LDK dhe më shumë se krejt partitë politike në opozitë.

Kurse opozita se bashku me LDK u qartën nga ky votim i Vjosa Osmanit më i madhi ne historinë e Kosovës, dhe shpirtat e qartur, shpirtrat e prishtë të opozitës nga kjo smirësi refuzojnë ta votojnë Vjosa Osmanin për presidente, kurse ai depsuzi bishti i Kadri Veselit, thotë se Vjosa Osmani nuk na qenka figurë unifikuese.

Por, o zuzar i PDK Enver Hoxhaj na trego se kush qenka për ju figurë më unifikuese se sa Vjosa Osmani me mbi 300 vota të popullit të mjaftueshme për tu zgjedhë për presidente pra, me shumë së pesë herë të votave te PDK.

E,ne vend se te kujdesët për PDK qe e ka marrë teposhtën drejtë zhdukjes ka hafir qetë qkokla se Vjosa gjoja nuk na qenka unifikuese.

E po mirë çfarë presidenti unifikuar na paska qenë Hashim Thaçi të cilit nuk ia çelëte kush derën në presidencë?

Vjosa Osmani nuk ka nevojë se nuk ka nevojë për takime të tilla më LDK e më as një parti tjetër jashtë koalicionit me LVV dhe Kurtin. Por, nejse e saja është të vendosë, por e di një gjë se kjo është një lojë e fliqet e LDK. Lojë aq me e fëlliqët kur në këtë takim po marrin pjesë edhe servilet e Isa Mustafës, Lutfi Haziri dhe Kujtim Shala të cilët do te duhej të kishin vendin atje ku shkojë Isa Mustafa egjeli i LDK.

Si do që të përfundoj ky takim nuk i bënë nderë LDK për të futë dyshim autoritetin e pakontestuar të Vjosa Osmanit fitueses më të madhe të votave të popullit dhe se as PDK, as LDK e bile as AAK si humbëse më të mëdha të zgjedhjeve nuk kanë fytyrë, as moral të vejnë kushte për votën Vjosa Osmanit për presidente atë e ka votuar dhe zgjedhë sovrani dhe kjo është e qartë.

Por, shumë me qartë kjo duhet të jetë për LDK e cila duhet te jetë e pranishme bile edhe ta votojë Vjosën për presidente.

Pra. Lumir bëhu pak i mençur kapërceje Rubikonin, sepse:

-derisa Isa Mustafa kalojë më ty këmbët përmbi varrin e Ibrahim Rugovës dhe turr e vrap, duke bërë bile edhe presion mbi deputetet e vetë, e votoi Hashim Thaçin për president ani pse amaneti i tij ishte i qartë se ky njeri është i rrezikshëm për shtetin. Dhe ashtu doli.

-por Lumir është e nevojshme bile për ta kapërcye Rubikonin, për të kthyer sadopak imazhin e LDK dhe tendin, edhe ti bëhu i guximshëm, bëhu vetvetja kapërce edhe ti mbi shpinën e Isa Mustafës dhe votoje apo bëje kuorumin për zgjedhjen  e Vjosës për presidente. Bëje ose zhduku, sepse mosbërja është fatale për ty dhe LDK. Bëje mos shti përçarje midis deputeteve, sepse ka goxha do deputet që janë te gatshëm ta votojnë Vjosën për presidente.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat