Hoxhaj: PDK s’ka votë për Osmanin

Aktuale

Hoxhaj: PDK s’ka votë për Osmanin

Nga: A.M. Më: 24 mars 2021 Në ora: 18:04
Enver Hoxhaj

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se nuk kanë votë për Vjosa Osmanin, për presidente të ardhshme të Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, ku ka shtuar se PDK-ja nuk do ta tradhtoj besimin e votuesve.

"Ne jemi partia e vetme në opozitë që do ta ballafaqojmë deri në fund pushtetin e ri, do t’i përfaqësojmë qytetarët e Kosovës dhe do ta mbajmë përgjegjëse për çdo premtim e vendim”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.

Postimi i plotë:

Partia Demokratike e Kosovës nuk ka votë për Vjosa Osmanin për presidente të ardhshme të Kosovës. Ajo është treguar një figurë përçarëse, aspak përbashkuese dhe nuk e përfaqëson unitetin e popullit. Duke qenë e motivuar partiakisht dhe që përfaqëson interesat e vetëm një partie dhe liderit të saj, znj. Osmani nuk mund të jetë aspak e denjë për pozitën e presidentes.

PDK-ja nuk do ta tradhtoj besimin e votuesve të saj. Ne jemi partia e vetme në opozitë që do ta ballafaqojmë deri në fund pushtetin e ri, do t’i përfaqësojmë qytetarët e Kosovës dhe do ta mbajmë përgjegjëse për çdo premtim e vendim. PDK sikurse e kemi thënë gjatë zgjedhjeve, do të jetë fronti i vetëm politik në Kosovë kundër boshtit populist të përfaqësuar nga z. Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat