"Panciri" i policit serb i mbetur në Gllogjan pas betejës epike më 24 mars të vitit 1998

Aktuale

"Panciri" i policit serb i mbetur në Gllogjan pas betejës epike më 24 mars të vitit 1998

Më: 24 mars 2021 Në ora: 19:05
Haqif Mulliqi

Gazetari Haqif Mulliqi ka rrëfyer për gjendjen në të cilën gjendej Gllogjani pas sulmit nga forcat ajrore të NATO 23 vjet më parë.

Ai ka theksuar se lufta e Haradinajve me shokë ishte epike.

Vërtetë e pabesueshme, Ramushi dhe Dauti me shokë, edhe pse në një disproporcion të fuqive luftarake, krijuan një frymëzim të jashtëzakonshëm për të vazhduar.

Rrëfimi plotë

Kjo foto është bërë në Gllogjan, më 25 mars të vitit 1998. Edhe pse, një ditë para, me disa miq, i qemë afruar vendluftimeve, për fat të keq, siç ndodhë shumëherë, në luftë, ne u gjetëm mbrapa shpinës së forcave terroriste serbe. Një Zot e di se si u shpëtuam gjithë atyre breshërlive plumbash!

Lufta e Haradinajve me shokë ishte epike.Vërtetë e pabesueshme. Ramushi dhe Dauti me shokë, edhe pse në një disproporcion të fuqive luftarake, ma krijuan një frymëzim të jashtëzakonshëm për të vazhduar, i paepur, në rrugëtimin tim të asaj kohe e që ishte lufta për Liri.

Atë ditë, në altarin e Lirisë ranë: Himë Haradinaj, Agron Mehmetaj dhe Gazmend Mehmetaj. Fotot e dy dëshmorëve të fundit i kam realizuar, tinëzisht, në natën ndërmjet 24 dhe 25 marsit, në morgun e spitalit të Gjakovës, bashkë me Kujtim Pjetërshanin.

Të nesërmen, me 25 mars, pak pas përfunidimit të luftimeve, fati e deshi që, ndër njerëzit e parë që u futa në Gllogjan, isha edhe unë.

Fillimisht u futëm në shtëpinë e Hilmi Haradinajt (ekzistojnë mjaft foto) dhe, derisa në fshat po ktheheshin banorët me kujdes, në kanalin e një jazi, e gjeta një pancir të policëve serbë. Këtë foto, atëbotë e botova tek revista ime, KOMBI me një diçiturë interesante:

"Panciri po, por ku është polici?"

Këtë ditë të shenuar, me mua ishin edhe: Aqif Shehu, Kujtim Pjetërshani, Musa Kurhasku dhe Fatos Efendia.

Ndërsa, pas Gllogjanit, po asaj dite shkuam edhe në një vatër tjetër të UÇK-së, në Jabllanicë të Dushkajës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat