Ganja nuk ndalet, merret me vajzën e Kurtit - përmend edhe nënën e saj të vdekur

Aktuale

Ganja nuk ndalet, merret me vajzën e Kurtit - përmend edhe nënën e saj të vdekur

Më: 24 mars 2021 Në ora: 19:14
Ganimete Musliu

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka folur për deklaratat e saj që bëri në seancën konstituive të Kuvendit, kur tha se vajza e kryeministrit të zgjedhur, Albin Kurtit, nuk flet shqip.

Lidhur me deklaratën e Kurtit se e bija e tij flet shqip si të gjithë moshatarët e saj, Musliu u shpreh skeptike dhe tha se një gjë e tillë pritet të vërtetohet.

“Kjo mbetet të vërtetohet. Aq sa është e besueshme deklarata ime që nuk din shqip, aq është edhe e tij që din”, tha ajo.

Ndërkaq, për reagimet që janë bërë kundër deklaratës së saj, ajo tha se kjo gjuhë do të ndalet, vetëm kur Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje të distancohen nga sulmet ndaj të tjerëve, për të cilat ajo e lë përgjegjëse këtë parti.

“Ku janë ata njerëz kur nga militantët e Vetëvendosjes në Kuvend u banalizua dhe ofendua nëna ime, që ka vdekur 40 vjet më parë. Ku kanë qenë këta trumbetues kur iu dogj vetura e gruas së Memli Krasniqit, ku kanë qenë ata kur u sulmua vetura e Bajram Gecit, shtëpia e Isa Mustafës e ajo e Kadri Veselit”, tha Musliu.

“Kjo gjuhë do të ndalohet kur lideri i LVV-së të distancohet nga të gjitha veprimet dhe sulmet që janë bërë me iniciativë të tij. Bëhuni gati se do të përballen me standardet që ju vetë i keni krijuar”, përfundoi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat