Reagon zyrtari i LDK-së: E pafalshme kjo që bëri sot Albin Kurti

Aktuale

Reagon zyrtari i LDK-së: E pafalshme kjo që bëri sot Albin Kurti

Nga: P.R Më: 24 mars 2021 Në ora: 20:27
Albin Kurti

Përmes një postimi në facebook, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar 24 marsin e vitit 1999, dita kur nisen bombardimet e NATO-s mbi ushtrinë serbe, e cila ishte duke kryer gjenocid dhe spastrim etnik në Kosovë.

“Sot kremtojmë përvjetorin e ngadhënjimit të forcës së ndërgjegjes humane mbi dhunën e shovinizmit serb. Ishte hera e parë që na pëlqente uturima e avionëve të cilët po e shqyenin qiellin. U gëzuam fort. Mbrëmja e 24 marsit 1999 shënoi fillimin e bombardimeve të NATO-s mbi forcat e armatosura të Jugosllavisë së Milosheviqit. Shumë humbje, vuajtje e dëme u shkaktuan mbi popullin e vendin tonë në pranverën e para 22 viteve, por ishte ky agimi i çlirimit të Kosovës. Ishte agim sepse dhimbjet që kishin ndodhur në një burg të përgjithshëm për shqiptarët, tanimë po njoftoheshin në një qiell të hapur. Lufta jonë e ndërgjegjes kishte triumfuar në formën e vendimit të përbashkët të kombeve që prej më shumë se dy shekujsh ishin angazhuar në të drejtën. Sakrificës që kishte ardhur gjithnjë nga lënda njerëzore, gjaku dhe bijat e bijtë e popullit tonë, po i bashkohej aleanca më e madhe botërore e historisë. Në 78 ditët në vijim do t’i përkujtojmë me mall e pikëllim ata që na i rrëmbeu gjenocidi i Serbisë...”, ka shkruar kryeministri Albin Kurti.

Por kritika ndaj këtij shkrimi të Kurtit ka zyrtari i LDK-së, Bajram Gecaj.

“E PAFALSHME: unë sot nuk e dëgjova kryeministrin e vendit tim me asnjë fjalë t’i falënderoi shtetet dhe ushtarët e NATO-s për veprimet dhe sakrificën e tyre të para 22 viteve!”, ka shkruar zyrtari i LDK-së, Bajram Gecaj, përcjellë “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat