Xhavit Haliti flet për goditjet e gabuara të NATO-s gjatë luftës

Aktuale

Xhavit Haliti flet për goditjet e gabuara të NATO-s gjatë luftës

Më: 24 mars 2021 Në ora: 21:09
Xhavit Haliti

Ish-anëtari i UÇK’së, Xhavit Haliti ka thënë në emisionin Pressing se sulmet e gabuara të NATO’s mbi caqet në Kosovë kanë ndodhur për shkak të gabimeve në informacione.

Ai thotë se ishte ana shqiptare që kishte gabuar në disa koordinata kur ishin bërë sulmet.

“Mund të flasin njerëzit cfarë të dojnë, por gabimi ishte i yni, e jo i tyre”, ka thënë ai.

Ai thotë se koordinatat ishin dhënë me anë të radiolidhjeve.

“Ne jua dhamë koordinatat. Me anë të radiolidhjes. Ishin pikat kryesore sikur Feronikeli, Dubrava etj…”, shtoi ai.

Sot më 24 mars është 22 vjetori i fillimit të ndërhyrjes humanitare të NATO’s në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat