Tregimi i mësueses që shpëtoi nxënësit nga forcat serbe, në Gllogjan

Aktuale

Tregimi i mësueses që shpëtoi nxënësit nga forcat serbe, në Gllogjan

Më: 24 mars 2021 Në ora: 22:09
Gllogjani

23 vjet kanë kaluar që nga beteja e Gllogjanit, në të cilën kishin vdekur tre dëshmorë.

Qytetarë të cilët i mbijetuan rrethimit të fshatit, kërkuan më shumë përgjegjësi nga institucionet në ruajtjen e dëshmive të gjalla të asaj kohe.

E rrethuar nga forcat paramilitare ushtarake serbe, mësuesja Lumnije Avdijaj bashkë me bashkëshortin saj, vendosi të qëndronte brenda shkollës që atë kohë mbante emrin “Hasan Prishtina’ në Gllogjan të Deçanit.

Avdijaj thotë se ende i ka të freskëta ngjarjet e 24 marsit të vitit 1998.

E emocionuar tregon se frikësoheshin shumë nëse do të dilnin gjallë nga objekti i shkollës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat