Kabashi: Partitë duhet të gjejnë një formulë për zgjedhjen e Presidentit, ky post gjithnjë ka shkaktuar kriza

Aktuale

Kabashi: Partitë duhet të gjejnë një formulë për zgjedhjen e Presidentit, ky post gjithnjë ka shkaktuar kriza

Më: 24 mars 2021 Në ora: 23:35
Presidenca

Analisti Bekim Kabashi ka thënë partitë politike duhet të gjejnë një formulë për zgjedhjen e Presidentit në mënyrë që vendi të mos bllokohet sa herë vije puna e zgjedhjes së tij.

Kabashi ka thënë se pothuajse të gjitha ngërçet institucionale që janë krijuar në Kosovë janë krijuar nga krizat e krijuara nga zgjedhja e presidentit.

“Kushtetuta dhe Gjykata Kushtetuese ua ka imponuar deputetëve që të qëndrojnë në sallë. Nuk është sporvu ajo të dërgohet në kushtetuese nëse deputetët bëjnë shkelje nëse nuk qëndrojnë. Deputeti është i lirë në vullnetin e tij sepse janë parime të parlamentairzmit. Nëse e dhe kësaj herë nuk funksionon do të detyrohen partitë politike që të gjejnë një formulë për zgjedhjen e presidentit. Shumica e vendeve të rajonit e kanë zgjedhjen direket të presidentit dhe edhe nuk duhet të presim që edhe presidenti të përfaqësojë gjithë spektrin politik”, tha Kabashi në Politiko.

Kabashi ka thënë se aktualisht kemi parë vullnetin e LDK-së që të ndihmojë në zgjedhjen e presidentit por asgjë nuk na garanton që në të ardhmen nuk do të ketë sërish bllokada.

“Kësaj radhe ka një vullnet nga LDK po kush na garanton që në zgjedhjet e ardhshme partitë opozitare mund të kenë vullnetin e njëjtë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat