Sot pritet të miratohet raporti për Kosovën nga Parlamenti Evropian

Aktuale

Sot pritet të miratohet raporti për Kosovën nga Parlamenti Evropian

Më: 25 mars 2021 Në ora: 07:24
Viola von Cramon

Parlamenti Evropian sot pritet të miratojë raportin për Kosovën, pasi një gjë të tillë e kishte bërë më herët Komisioni i Parlamentit Evropian për Punë të Jashtme.

Kështu ka bërë të ditur raportuesja për Kosovë, Viola von Cramon në një postim në Twitter, ku tha se debati mbi raportin e saj do të fillojë rreth orës 11:00.

Ndërsa në ora 17:00, Viola von Cramon dhe raportuesi i përhershëm për Serbinë, Vladimír Bilčík do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp. (https://broadcaster.interactio.eu/join/66e2-hy1p-1w4u)

Me 50 vota për, dhjetë kundër dhe nëntë abstenime, Komisioni për politikë të jashtme i PE-së ka miratuar në muajin shkurt raportin për Kosovën, në të cilin u bëhet thirrje edhe një herë pesë shteteve të BE-së, të cilat nuk e kanë njohur Kosovën, që ta bëjnë një gjë të tillë.

Spanja, Sllovakia, Rumania, Qiproja dhe Greqia janë pesë vende anëtare të BE-së nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat