Votimi i Vjosa Osmanit s’ka kurrfar lidhje me votimin e Hashim Thaçit

Aktuale

Votimi i Vjosa Osmanit s’ka kurrfar lidhje me votimin e Hashim Thaçit

Nga: D.RR Më: 25 mars 2021 Në ora: 09:54
Hashim Thaçi dhe Vjosa Osmani

Zyrtari i LVV-së, Driton Tali ka thënë se votimi i Vjosa Osmanit për presidente, nuk ka është i njëjtë me votimin si për Hashim Thaçin.

Ai ka thënë se Albini dhe Vjosa kanë hyrë në zgjedhje me ofertën për Kurtin kryeministër dhe Osmanin presidente dhe kjo është pranuar nga 50.28% e qytetarëve.

Tali, votimin e Thaçit e quan antidemokratik.

Postimi i plotë:

Votimi i Vjosa Osmanit s'ka kurrfar lidhje me votimin e Hashim Thaçit!

Sepse oferta e LV'ës në zgjedhjet e fundit ishte, pos tjerash, ishte Albin Kurti për kryeninistër dhe Vjosa Osmani për presidente.

Dhe kjo ofertë (zyrtarisht) u pranua nga 50.28% të votuesve që d.m.th., në formën e referendumit ajo kaloi.

Gjersa votimi i Hashim Thaçit ishte krejt antidemokratike (shikuar nga "kontrata zgjedhore" që e patën partitë me sovranin) për faktin se LDK jo që se pati si ofertë Thaçin por përkundrazi votuesve të saj i garantonin që LDK kurrë më nuk do të bëjë koalicion me PDK'ën!

Pra votimi i Vjosa Osmanit për presidente është krejtësisht demokratike dhe legjitime sepse ashtu këkron sovrani gjersa votimi i Hashim Thaçit ishte e kundërta, pra aspak demokratike por për interesa individuale e grupore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat