Pas zgjedhjes si kryeministër, Kurti pranon disa letra urimi nga liderët evropianë

Aktuale

Pas zgjedhjes si kryeministër, Kurti pranon disa letra urimi nga liderët evropianë

Më: 25 mars 2021 Në ora: 10:33
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë urime nga disa liderë evropianë për marrjen e postit të të parit të qeverisë.

Kjo është bërë e ditur me anë të një komunikate për media nga zyra e kryeministrit.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pas marrjes së detyrës së re në krye të ekzekutivit, ka pranuar letër urime nga Kryeministri i Italisë, z. Mario Draghi, Presidenti i Turqisë, z. Recep Tayyip Erdoğan, Kryeministri i Kroacisë, z. Andrej Plenković, Kryeministri i Çekisë, z. Andrej Babiš dhe Kryeministri i Hungarisë, z. Viktor Orbán”, thuhet në komunikatë.

Ai është uruar për fillimin e punës në krye të Qeverise së Republikës së Kosovës dhe i është ofruar bashkëpunim ndërshtetëror.

Image
Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat