Dardan Molliqaj kërkon nga Albin Kurti shkarkimin e këtij ministri

Aktuale

Dardan Molliqaj kërkon nga Albin Kurti shkarkimin e këtij ministri

Nga: N.Sh Më: 25 mars 2021 Në ora: 14:38
Dardan Molliqaj dhe Albin Kurti

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka kërkuar shkarkimin e ministrit Liburn Aliut.

Përmes një postimi në Facebook, Molliqaj kërkon dorëheqjen e Aliut, që sipas tij, LVV-ja bëri fushatë luftën anti-korrupsion.

“Interpretimi i standardeve nga pushteti e interpreton pushtetin.

Partia në pushtet bëri fushatë me anti-korrupsionin si çështje qendrore, duke e adresuar si problem moral dhe duke shpallur krizë të etikës në marrëdhënien pushtet – qytetar. Diskursi i tyre moralist për vite me radhë ka problematizuar në mënyrë oportuniste dhe instrumentalizuese tema, probleme, çështje.

Secili potencialisht është i korruptuar nëse nuk bëhet pjesë e makinës kontrolluese të të pakorruptuarëve. Interpretimi i ndershmërisë, sikur edhe ai i keqpërdorimit dallon varësisht narratives së pushtetit për të mirën dhe të keqen, duke i dhënë natyrës njerëzore një esencë që definohet prej negatives, por që pushteti nga lartë e ka aftësinë dhe vullnetin për ta transformuar: ta ndërtojmë njeriun e ri.

Në anën tjetër, këta rojtarë të moralit, duke e vendosur veten si standard dhe interpretues final, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvleftësuar fjalën, ka relativizuar kuptime, sepse në këtë mënyrë e vërteta e tij është verdikti. Duke e zhvleftësuar fjalën në politikë ai po prek marrëdhënien e politikës me fjalën, me mendimin. E ne e dijmë që nëse në ushtri luftohet me armë, në politikë fjala ndërton dhe shkatërron.

Sipas standardeve të tij, Kurti do të duhej ta shkarkonte Liburn Aliun dje.

Dorëheqje!”, shkruan Dardan Molliqaj në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat