“Ju presin punë sfiduese”, ky është reagimi nga VV-ja për letrën e Merkelit dërguar Kurtit

Aktuale

“Ju presin punë sfiduese”, ky është reagimi nga VV-ja për letrën e Merkelit dërguar Kurtit

Nga: A.Zh Më: 25 mars 2021 Në ora: 16:39
Albin Kurti, Angela Merkel; foto ilustrim nga "Bota sot"

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, i ka shkruar letër Albin Kurtit, përmes së cilës e ka uruar për zgjedhjen Kryeministër i Kosovës.

Merkel ka thënë se Kurtin e presin punë sfiduese si pandemia, lufta kundër korrupsionit dhe dialogu me Serbinë.

“I dashur Kryeministër, Ju uroj ngrohtësisht për rizgjedhjen tuaj si Kryeministër i Republikës së Kosovës! Ju dhe qeveria juaj keni përpara punë sfiduese, për çfarë vendi juaj mund të mbështetet në Gjermaninë si partner. Pandemia e COVID-19 kërkon veprim të paprecedent nga të gjithë ne. Me reforma dhe rend dhe ligj si dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, qeveria juaj ka identifikuar reformat e rëndësishme të kërkuara. Dialogu me Serbinë për normalizim i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian gjithashtu kërkon vëmendjen tuaj. Suksesi në këto fusha do të jetë çelës për të konkretizuar perspektivën evropiane të vendit tuaj. Ju uroj çdo sukses në punët përpara”, thuhet në letrën e Merkelit.

Për letrën e saj, kanë reaguar nga kampi i Kurtit, përcjell Bota sot.

“Prioritetet janë prioritete”, ka shkruar ish-këshilltari i tij i tij, Elvis Hoxha, në një postim në Facebook./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat