Skandali me koncentratin, Policia shkon në Trepçë

Aktuale

Skandali me koncentratin, Policia shkon në Trepçë

Më: 25 mars 2021 Në ora: 17:08
Trepçë

Njësia për Krimet Ekonomike e Policisë së Kosovës ka vizituar sot Minierën e Trepçës, pasi u publikua skandali me koncentratin e xeheve.

Ky njësit ishte lajmëruar në Trepçë për të marrë dokumente për të hetuar këtë rast.

Për këtë rast ka raportuar edhe KALLXO, të cilët thonë se Policia ka kërkuar dokumente lidhur me këtë çështje.

Duhet theksuar se për këtë skandal u raportua mbrëmë, ku u argumentua se si ishin vjedhur mbi 300 kg në çdo kamion që ishte ngarkuar me koncentrat për t’u eksportuar.

Dëmi që mendohet të jetë shkaktuar kalon qindra mijëra euro për disa kohë, pasi në secilin kamion humbja është mbi 500 dollarë.

Për dyshime të tilla ka folur edhe vetë menaxhmenti aktual, të cilët thonë se kanë kërkuar nga Prokuroria dhe Policia ta zbardhin këtë dyshim që daton prej kohësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat