Gjenerali shqiptar flet për mikun e tij që u zgjodh kryeministër: Kjo është sfida e radhës e Albin Kurtit

Aktuale

Gjenerali shqiptar flet për mikun e tij që u zgjodh kryeministër: Kjo është sfida e radhës e Albin Kurtit

Nga: A.Zh Më: 25 mars 2021 Në ora: 18:23
Albin Kurti dhe Dritan Demiraj

Ish-ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Dritan Demiraj, e ka uruar Albin Kurtin, për postin e kryeministrit të Kosovës.

Ai është shprehur i bindur se nën drejtimin e Kurtit, qeveria e Kosovës do të përmbush të gjitha objektivat e saj qeverisëse.

Ndërsa, ka theksuar se sfida e radhës e Kurtit, sipas gjeneralit, është zgjedhja e Vjosa Osmanit, si presidente e Kosovës, përcjell Bota sot.

Demiraj ka vlerësuar se osmani është simbol unifikues i vullnetit të popullit.

Reagimi i plotë i Demirajt në Facebook:

Urime dhe suksese mikut tim Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe qeverisë së drejtuar prej Tij.

Jam i bindur se nën drejtimin e z. Kurti, qeveria e Kosovës do të përmbushë të gjithë objektivat e saj qeverisëse për një mirëqenie më të mirë për qytetarët, për luftë pa kompromis ndaj korrupsionit dhe për një shtet të së drejtës dhe jo vetëm.

Sfida e radhës që duhet të kalojë qeveria është zgjedhja e Presidentit të Republikës për të cilën duhet gjendur një konsesus i gjerë politik me qëllim që vendi të vazhdojë reformat dhe rrugëtimin Euro-Atlantik dhe në këtë kontekst, kandidatura e znj. Vjosa R. Osmani është një simbol unifikues i vullnetit të popullit.

Shpreh bindjen se qeveria e drejtuar nga z. Lulzim Basha pas 25 Prillit 2021 dhe qeveria Kurti do të bashkëpunojnë ngushtë me qëllim avancimin e agjendës mbarëkombëtare.

D.D. Tiranë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat