Gërvalla u takua me ambasdorin amerikan, ja për çka diskutuan

Aktuale

Gërvalla u takua me ambasdorin amerikan, ja për çka diskutuan

Më: 25 mars 2021 Në ora: 18:23
Jorn Rohde dhe Donika Gërvalla

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka takuar ministren e Ministrisë së Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Donika Gërvallën.

Ndër temat që u diskutuan mes tyre ishte edhe dialogu me Serbinë e Procesi i Berlinit, i nisur më 2014 me qëllim të zgjidhjes së çështjeve të mbetura të hapura në rajon.

Rohde ka thënë se janë diskutuar edhe planet për intensifikimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Gjermanisë.

“Takim i mrekullueshëm me ministren e Jashtme, Donika Gërvallën, sot. Diskutuam planet për intensifikimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit kosovaro-gjerman, dialogun për normalizim dhe Procesin e Berlinit, mes tjerash”, ka shkruar Rohde në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat