Debat brenda LDK-së/ Ky nënkryetar tregon se a do të votohet Osmani për presidente

Aktuale

Debat brenda LDK-së/ Ky nënkryetar tregon se a do të votohet Osmani për presidente

Më: 25 mars 2021 Në ora: 21:28
Vjosa Osmani

Nënkryetari i LDK-së, Gazmend Muhaxheri, ka komentuar çështjen e zgjedhjes së presidentit.

Muhaxheri ka theksuar se janë duke zhvilluar debat brenda LDK-së, për pozicionimin e tyre pro ose kundër Osmanit.

Ai shton se kur të qartësohet pozicioni i pretendentes për presidente karshi çështjeve me interes për Kosovën, do të kenë më të lehtë orientimin për të votuar.

“Është duke u zhvilluar debati brenda LDK-së. Këto ditë duhet me pas të qartë pozicionin e kandidatës për presidente karshi çështjeve me interes për Kosovës. Kur ta kemi qartësu pozicionin e saj si presidente, atëherë do të kemi më lehtë me u orientu pro ose kundër“, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat