“Ku e more ti aktakuzën para Liburn Aliut?” – Debat mes Miftarajt dhe Tomë Gashit

Aktuale

“Ku e more ti aktakuzën para Liburn Aliut?” – Debat mes Miftarajt dhe Tomë Gashit

Më: 25 mars 2021 Në ora: 21:52
Tomë Gashi

Avokati, Tomë Gashi ka debatuar me përfaqësuesin e KDI’së Ehat Miftarajn. Arsyeja e debatit ka qenë aktakuza ndaj minsitrit të Infrastrukturës Liburn Aliu.

Tomë Gashi ka pyetur Miftarajn se pse ai e publikoi aktakuzën ndaj Aliut para se vetë Aliu dhe avokati i tij ta ketë atë.

“Si është e mundur që ti e more aktakuzën. Ku e more aktakuzën ti para Liburn Aliut?”, tha Gashi.

“Gajret Tomë, gajret. E mora aktakuzën në bazë të ligjit për qasje në dokumente”, tha Miftaraj..

“Mos më thuaj fjalë turke pasi nuk kuptoj. Me ata që i ki ti nëpër gjykata i merr akuzat para Liburnit e meje. Thejsht nuk je tu dit me fol. Nuk po artikulohesh. Të duhet një logoped”, tha Gashi.

“Në bazë të kodit të procedurës penale prokurori i shtetit kur e publikon aktakuzën duhet të bëjë një kopje dhe të ia dërgoj avokatit mbrojtës. O Tomë, a po kupton. Nuk është problem që avokati nuk merr kopje të aktakuzës e gazetarët po. Ne si KDI nuk kemi thënë asnjëherë se e kemi aktakuzën. Këtu fajin e ka prokurori.“, tha Miftaraj.

“Qysh e keni publikuar atë pa e parë?”, debatoi përsëri Tomë Gashi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat