Ngjarjet për ditën e sotme

Aktuale

Ngjarjet për ditën e sotme

Më: 26 mars 2021 Në ora: 06:12
Ilustrim

Ngjarjet e datës 26 Mars 2021

- Me rastin e shënimit të 22 vjetorit të betejave të Përdrinisë dhe të masakrave në këtë regjion, kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, do të bejë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë. (Landovicë, ora 10:00)

- Mbahet takimi i 197-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Takimi organizohet nëpërmjet videokonferencës, ora 10:00)

- Instituti për Politika Zhvillimore mban konferencën për medie “Hapat e parë të monitorimit të zbatimit të Ligjit të Rimëkëmbjes”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Në 22-vjetorin e masakrës ndaj familjes Berisha nga forcat serbe bëhen homazhe te Kompleksi Memorial. (Suharekë, ora 10:00)

- Kryeministri Albin Kurti bën homazhe te Kompleksi Memorial në Krushë të Madhe të Komunës së Rahovecit. (Kompleksi Memorial - Krushë e Madhe, ora 11:00)

- Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri ia dorëzon gazetarit Marim Mema, çmimin Qytetar Nderi i Gjilanit. (Zyra e Kryetarit, Haziri, ora 11:00)

- Rrjeti i Organizatave për Zhvillim Rural të Kosovës organizon debat me temën “Situata aktuale dhe politikat nacionale lidhur me konceptin e ekonomisë së gjelbër në Kosovë”. ( Hotel Nartel, ora 11:00)
 
- Kryeministri Albin Kurti se bashku me kryetarin e Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, do të bejë homazhe bëjn homazhe te Kompleksi i Varrezave në Krushë të Vogël. (Kompleksi i Varrezave - Krushë e Vogël, ora 11:30)

- Kandidatët e pranuar në studimet e doktoraturës në Fakultetin Ekonomik, protestojnë pas vendimit të Senatit për përsëritjen e provimit pranues. (Para Rektoratit të UP-së, ora 12:00)
 
- Kryeministri Albin Kurti bën homazhe te Kompleksi Memorial për viktimat e familjes Berisha në Komunën e Suharekës. (Kompleksi Memorial, Suharekë, ora 12:30)

- Promovohet libri "Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së 2 tetor 1999 – 2 tetor 2019 nga autorët Qazim Thaçi dhe Hasan Morina. (Shtëpia e kulturës "Xhemajli Berisha" në Prizren, ora 14:00)

- Në ditën e pestë të Javës se Gruas mbahet debati me temë ''Burrat, pushteti dhe politika''. (Hotel Emerald, ora 14:00)

- Hapet ekspozita për masakrat e kryera nga regjimi serb gjatë luftës 1998 dhe 1999 në regjionin e Prizrenit nga Hasan Morina. (Shtëpia e kulturës "Xhemajli Berisha" në Prizren, ora 14:30)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat