Numan Baliq tha se babai i saj ka vrarë shqiptarë, ‘çartet’ Duda Balje

Aktuale

Numan Baliq tha se babai i saj ka vrarë shqiptarë, ‘çartet’ Duda Balje

Nga: N.Sh. Më: 26 mars 2021 Në ora: 11:10
Duda Balje dhe Numan Baliq

Ish Ministri i Shëndetësisë dhe ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Numan Baliq, ka thënë se Duda Balje dhe Emilja Rexhepi nuk mund të përfaqësojnë komunitetin boshnjak në Kosovë.

“Duda Balje është grua që është gorane, jo boshnjake, vajza e Jasmidin Koska, që ka bashkëpunuar me forcat serbe. Ka pasë uniformë paraushtarake. Ai ka punuar bashkë me ta dhe në luftë kanë vrarë shqiptarë”, ka thënë Baliq.

Ndaj kësaj ka reaguar Duda Balje përmes një postimi në Facebook.

Ajo Baliqin e quan pedofil dhe dhunes.

Balje ka treguar se kush është babai i saj.

“Kur ka filluar fushata e NATO-së, babai im ka qenë i mobilizuar njëkohësisht sikurse edhe mijëra meshkuj nga të gjitha komunitetet nga rrethi i Prizrenit dhe Dragashit. Të gjithë ata kanë marr "obligimet e punës" dhe janë shfrytëzuar për punë fizike: të hapin kanale, përgadisin dhe transportojn ushqim... Babai im ka marr obligimin e vozitësit dhe ka shpërndar bukë nepër qytet”, shkruan ajo.

Postimi i plotë:

KUR PEDOFILI DHE DHUNUESI GËNJEN !

Numan Baliq, njeriu me moralin më të ult, politikisht i hargjuar, i mllefosur në sistem shtetëror kurse i inspiruar dhe paguar nga ata që në zgjedhjet e fundit i përkrahi pohon një mori gënjeshtrash të rënda për babain e dikujt. Si të qëndroj indiferente e mos të reagoi dhe të sqaroi disa  çështje!

Kur ka filluar fushata e NATO-së, babai im ka qenë i mobilizuar njëkohësisht sikurse edhe mijëra meshkuj nga të gjitha komunitetet nga rrethi i Prizrenit dhe Dragashit. Të gjithë ata kanë marr "obligimet e punës" dhe janë shfrytëzuar për punë fizike: të hapin kanale, përgadisin dhe transportojn ushqim... Babai im ka marr obligimin e vozitësit dhe ka shpërndar bukë nepër qytet.

Të keqpërdorësh sot mobilizimin e dhunshëm të atyre që nuk kishin forcë e ishin të vegjël nga ana e të fuqishmit është e paftyrë dhe keqdashje. Kjo do të ishte njësojë sikur ti gjykosh ata të cilët nën kêrcnimin e të fortit është dashur ti lëshojn vatrat e tyre shekullor. Veçanarisht është e papërfillshme kur kjo bëhet me qëllim të përfitimit të poenave të vegjël politik.

I ftoj të gjitha institucionet tona: Organizaten e veteranve të UÇK-së, AKI, prokurorin dhe të gjitha institucionet që të bëjnë publike nëse babai im ka bërë çfardo veprimi.

Kurse nga ti Numan kërkoj përgjegjëje në disa pyetje: Si ke shpërndar armë dhe pse i ke paguar? Pse ju dorëzove Listat organeve nga të cilat dorëzime shumë njerzë përfunduan në burg? Ku ke qenë dhe çfarë ke bërë nga viti 1993 deri në qershor të vitit 1999?

Ty Numan i cili je i njohur botërisht si inatqor i boshnjakve të rrethit të Prizrenit dhe Dragashit të këshilloi të mirresh me vetveten dhe me faktin çfarë prindi i fëmijve tuaj je. Besoj që së shpejti e din për këtë, që do të aktivizohen edhe dy aktakuza ndaj teje për shkakë të dhunës seksuale ndaj të miturave. Ti dikujt ti gjykosh, ti i cili paguhesh nga ata të cilët nuk ja mendojn të miren shtetit tone!?

Sjellja jote dhe kjo forme histerike më shumë flet për ty se sa për ata të cilët vazhdimisht i fyen dhe sulmon. Kurse për të gjitha të pavërtetat për anëtarët e familjes time së shpejti do të ballafqohemi në gjykatë. Edhe pse kjo për ty asgjë nuk do të thot, sepse shume shpesh je nepër gjykata për arsye të shumta kriminale.

Duda!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat