Rrëfimi prekës i Kurtit për njohjen me Luran Ahmetin: E pashë…

Aktuale

Rrëfimi prekës i Kurtit për njohjen me Luran Ahmetin: E pashë…

Nga: N.Sh. Më: 26 mars 2021 Në ora: 11:24
Luran Ahmeti

Infektimi me Covid 19, ia morri jetën aktorit Luran Ahmeti.

Pas vdekjes së tij, ka reaguar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Ai përmes një postimi në facebook, tregon se si e ka njoftuar Luranin.

Kurti thotë se, ne e humbën Robespierin tonë te “Vdekja e Dantonit”.

Postimi i plotë:

Luranin pata fatin ta takoj tre vite më parë. Në shfaqje dhe pas shfaqjes. Ai luante rolin e Robespierit, në pjesën “Vdekja e Dantonit”. Pata fatin ta shihja në skenë. Ishte fat sipas vetë Luranit.

Ai thoshte se teatri ishte vendi ku bëhej aktori i vërtetë. Kohët e fundit pandemia ia kishte penguar disa projekte. Por askush nuk mund të mendonte se do t’ia ndalte ëndrrën. 

E pashë pra Luranin në skenë, në vendin e ndërveprimit më intim të plastikës dhe cerebralit të aktorit. Si duket ishte nisur për të luajtur personazhe historikë.

Do të kishim patur fatin ta shihnim më gjatë atë portret të plotë e të ngrohtë që dinte të merrte forma të ashpra dhe të prera. Ai po ngjitej modestisht në skenë. Një ditë jam i sigurtë se do t’i rikthehej Robespierit.

Dhe jam i sigurtë se përsëri do ta shihja. Por, padrejtësisht ne humbëm një dispozitiv të lartë të teatrit. Ne humbëm Robespierin tonë te “Vdekja e Dantonit”.

Ngushëllime gruas Edlira, vajzës Arba, babait Xhabir, familjes së gjerë e miqve të  shumtë të Luranit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat