‘Afera megakorruptive’, Kurti: Mbi 1 miliard euro u abuzuan përmes 500 tenderëve

Aktuale

‘Afera megakorruptive’, Kurti: Mbi 1 miliard euro u abuzuan përmes 500 tenderëve

Nga: N.Sh. Më: 26 mars 2021 Në ora: 12:50
KEK

Një aferë mbi 1 miliardë euro mendohet të jetë kryer në KEK.

Kështu pretendon kryetari i partë Republikane të Kosovës, Faton Kurti, i cili thirret në një hulumtim të kryer nga EULEX-i.

Ai shkruan në facebook, se KEK-u ka abuzuar përmbi 1 miliardë euro, ku 500 milionë ishin nga paratë publike, kurse mbi 550 milionë të tjera ishin shpërnda nga 500 tenderë publikë.

Lexojeni reagimin e tij:

KORPORATA E KORRUPSIONIT NË KOSOVË – KEK

Sipas një hulumtimi të kryer nga EULEXI, nga viti 2000, KEKU ka abuzuar përmbi 1 miliardë euro, ku mbi 500 milionë euro ishin nga paratë publike, si dhe mbi 550 milionë euro të shpërndara përmes 500 tenderëve publikë ku tregon se Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) është fole ku abuzohet paraja publike dhe në të dy rastet (të vjedhur dhe të helmuar) të dëmtuar janë konsumatorët kosovarë.

Në këtë aferë megakorruptive ishte edhe politika Kosovare e involvuar dhe shumicën e shpërblimeve i morën kompanitë serbe!

Bizneset lokale si dhe ato serbe për dhjetëra vite kanë përfituar me qindra miliona nga Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), shpesh duke u shitur këtyre pajisje të amortizuara për pajisje të reja, por gjithashtu duke ofruar shërbime dhe energji me çmime shumë herë më të larta se ato të tregut.

KORPORATA E KORRUPSIONIT NË KOSOVË – KEK Sipas një hulumtimi të kryer nga EULEXI, nga viti 2000, KEKU ka abuzuar pëmbi...

Posted by Faton Kurti on E premte, 26 Mars 2021
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat