Pacolli për Cimën: Emri tij i njohur do të jetojë përgjithmonë

Aktuale

Pacolli për Cimën: Emri tij i njohur do të jetojë përgjithmonë

Më: 26 mars 2021 Në ora: 12:55
Behgjet Pacolli

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka shprehur ngushëllimet për vdekjen e humoristit Rasim Thaçi – Cima.

Thaçi vdiq në moshën 71 vjeçe pas një beteje me Coronavirusin.

“Sot na paska lënë humoristi ynë i madh Rasim Thaçi. Me personazhin e tij fiktiv, Cima, na bëri të gjithëve të qeshim”, ka thënë Pacolli në Facebook.

“Vërtet një aktor i madh. Fizikisht nuk është më me ne, por biografia tij e pasur dhe emri tij i njohur do të jetojë përgjithmonë! Familjes Thaçi, miqve dhe kolegëve të tij i shprehi ngushëllimet e mia”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat