Vlora Çitaku i reagon gazetës spanjolle AS: Përsërite pas meje, Kosova, ky është emri

Aktuale

Vlora Çitaku i reagon gazetës spanjolle AS: Përsërite pas meje, Kosova, ky është emri

Më: 26 mars 2021 Në ora: 15:50
Vlora Çitaku

Gjatë ditës së sotme është parë një gabim skandaloz që ka bërë një nga gazetat më të mëdha të sportit në Spanjë, Diario AS.

Gazeta spanjolle, Diario AS, nuk e ka shkruar emrin e Kosovës në një tabelë të paraqitur në faqen e tyre.

Ata refuzuan të shkruajnë emrin e kombëtares së Kosovës dhe kësisoj ka reaguar edhe ish-ambasadorja Vlora Çitaku.

Në një postim në rrjetin social twitter, ajo ka shkruar: ““Hej Diaro AS, shteti ka emër, përsërite pas meje, KOSOVA”.

Problemet mes kombëtares së Kosovës dhe asaj të Spanjës ka pasur edhe më herët, kur kjo e fundit deklaroi se nuk do t’i respektojë simbolet e Kosovës.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat