Pse po kapen për Kurtin? Gjykata Kushtetuese kishte uruar edhe më herët kryeministrat

Aktuale

Pse po kapen për Kurtin? Gjykata Kushtetuese kishte uruar edhe më herët kryeministrat

Më: 26 mars 2021 Në ora: 17:35
Gjykata Kushtetuese

Një urim që sot është dërguar nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës në drejtim të Kryeministrit Albin Kurti, ka nxitur reagime.

Është edhe subjekti politik opozitar, Lidhja Demokratike e cila këtë veprim e ka quajtur afërsi të paprecedent të Kushtetueses.

Por, media ka siguruar dokumentet, në të cilat dëshmohet se nga kjo gjykatë janë dërguar urime edhe në të kaluarën, përfshirë edhe për zgjedhjen e Isa Mustafës, Kryeministër i Kosovës.

Urime në drejtim të krerëve institucionalë kanë shkuar sa këtë gjykatë e ka drejtuar Enver Hasani dhe më pastaj edhe Arta Rama-Hajrizi.

Këto janë dokumentet:

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat