Flet Gjykata Kushtetuese: Letër-urimet u janë dërguar edhe qeverive të udhëhequra nga PDK, LDK, AAK

Aktuale

Flet Gjykata Kushtetuese: Letër-urimet u janë dërguar edhe qeverive të udhëhequra nga PDK, LDK, AAK

Më: 26 mars 2021 Në ora: 19:02
Gjykata Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese gjatë ditë së sotme ka uruar kryeministrin e ri të Kosovës, Albin Kurti në udhëheqjen e shtetit.

Në letër urim të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës dhe të kryetares së kësaj gjykatë Arta Rama- Hajrizi. ajo personalisht e mirëpret bashkëpunimin e ndërsjellë në forcimin e mëtutjeshëm të sundimit të ligjit.

Ndërsa, subjekti politik opozitar, Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila këtë veprim e ka quajtur afërsi të paprecedent të Kushtetueses me Kryeministrin Kurti, kjo nuk ka qenë e saktë sepse Gjykata Kushtetues edhe në të kaluarën kishte shkëmbyer letër-urimet edhe në rastin e zgjedhjes së kryeministrave pa dallim të përkatësisë partiake, pra si nga PDK, LDK, AAK dhe së fundi edhe LVV.

Në një përgjigje, zyra për Informim dhe Komunikim, kanë sqaruar ecurinë e këtyre letër-urimeve.

“Letër-urimet e shkëmbyera me rastin e emërimeve ndërmjet bartësve institucional shtetëror janë praktikë standarde dhe e rëndomtë e çdo vendi demokratik. Dërgimi i letër-urimeve me rastin e emërimeve të zyrtarëve më të lartë shtetëror në Republikën e Kosovës: President, Kryeparlamentar, Kryeministër, Kryetar i Gjykatës Supreme, Avokat i Popullit dhe bartës të tjerë institucional, ka qenë dhe do të mbetet praktikë e Gjykatës Kushtetuese edhe në të ardhmen”, thuhet në përgjigjen e kësaj zyre.

Në sqarim të kësaj gjykatë, thuhet se letër-urimet e tilla janë dërguar edhe në të kaluarën si si nga PDK, LDK, AAK dhe së fundi edhe LVV.
“Letër-urimet e tilla janë dërguar nga Gjykata edhe në rastin e zgjedhjes së kryeministrave pa dallim të përkatësisë partiake, pra si nga PDK, LDK, AAK dhe së fundi edhe LVV, që demanton shumë deklarime të pavërteta dhe të paqëndrueshme që janë publikuar sot në media nga subjekte dhe individë të ndryshëm”, thuhet në përgjigjen e Gjykatës Kushtetuese.

Gjykata Kushtetuese, tutje ka deklaruar se kjo nuk duhet të perceptohet si “nënshtrim” ndaj asnjë institucioni tjetër.

“Kjo pra assesi nuk duhet dhe nuk mund të perceptohet si “nënshtrim” ndaj asnjë institucioni tjetër, por ekskluzivisht dhe vetëm si shprehje e vullnetit të mirë për bashkëpunim ndër-institucional, me qëllim të promovimit dhe të mbrojtjes së kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë në vend”.

Tutje në përgjigjen e Gjykatës Kushtetuese thuhet se pavarësia vendimmarrëse dhe integriteti institucional i Gjykatës Kushtetuese, si edhe i çdo institucioni tjetër të pavarur shtetëror, janë të etabluara dhe të garantuara edhe me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Gjykata Kushtetuese këtë tashmë e ka dëshmuar edhe nëpërmjet vendimmarrjes së saj që nga themelimi, ku pikërisht si pasojë e këtyre vendimeve kanë dhënë dorëheqje dhe janë ndërruar disa prej bartësve kryesor institucional.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat