Vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese, komplikohet zgjedhja e presidentit të ri

Aktuale

Vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese, komplikohet zgjedhja e presidentit të ri

Nga: A.Zh Më: 26 mars 2021 Në ora: 19:39
Vjosa Osmani, kandidate për presidente

Eugen Cakolli, hulumtues në Institutin Demokratik të Kosovës (KDI), ka thënë se pas njoftimit të Gjykatës Kushtetuese, lidhur me zëvendësimin e deputetëve mbi kriterin gjinor, do të komplikohet zgjedhja e presidentit të ri të Kosovës.

Ai ka thënë se mund të kërkohet nga Komisioni Qendror Zgjedhor të rishikohet rekomandimi i fundit i Kushtetueses, duke paralajmëruar se lista e deputetëve të zëvendësuar të LVV-së mund të pësojë ndryshime.

Sipas Cakollit, rrezikohet që ndonjë votë të jetë shkaktare e kontestimit të procedurës së zgjedhjes së presidentit, e madje edhe rrëzimi i tij, përcjell Bota sot.

Reagimi i Cakollit në Facebook:

Njoftimi i Gjykatës Kushtetuese lidhur me zëvendësimin e deputetëve mbi kriterin gjinor, do t'a komplikojë, e madje rrezikojë zgjedhjen e Presidentit të ri të vendit.

Bazuar në interpretimin e Gjykatës lista e deputetëve të zëvendësuar të LVV-së mund të pësojë ndryshime. Duke qenë se zëvendësimet e fundit janë bërë pikërisht mbi bazën e këtij kriteri, tashmë krijohet dilema se a duhet të vijohet me dhënien e betimit të këtyre deputetëve të zëvendësuar, apo të pritet publikimi i aktgjykimit të plotë, e të kërkohet nga KQZ që të rishikohet rekomandimi i fundit.

Ndryshe, rrezikohet që ndonjë votë të jetë shkaktare e kontestimit të procedurës së zgjedhjes së Presidentit, e madje edhe rrëzimin e tij, siç ka ndodhur me rastin e ish-deputetit Etem Arifi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat