Kërcënohet me jetë Duda Balje, merr telefonata anonime në gjuhën serbe

Aktuale

Kërcënohet me jetë Duda Balje, merr telefonata anonime në gjuhën serbe

Nga: A.Morina Më: 26 mars 2021 Në ora: 19:43
Duda Balje

Deputetja e Kosovës nga radhët e komunitetit boshnjak Duda Balje, përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka njoftuar se gjatë ditës së sotme është kërcënuar.

Balje është kërcënuar paturpësisht nga disa persona të panjohur.

“Dëshiroj të ju informoi që sot pasdite kam marrë tri telefonata anonime ( dy në gjuhën serbe dhe një në gjuhën shqipe) ku nga persona të panjohur jam kërcënuar paturpësisht dhe duke më pohuar " kujdes për votimin e radhës në kuvendin e Kosovës"!”, deklaroi Balje, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

REAGIM PUBLIK: SOT U KËRCNOVA PATURPËSISHT !

Dëshiroj të ju informoi që sot pasdite kam marrë tri telefonata anonime ( dy në gjuhën serbe dhe një në gjuhën shqipe) ku nga persona të panjohur jam kërcënuar paturpësisht dhe duke më pohuar " kujdes për votimin e radhës në kuvendin e Kosovës"!

Unë e kuptoj që dikujtja kam prish planet dhe ai " dikush" nuk po pajtohet me humbjen. Por, ju premtoj që këta njerëz të cilët fshihen pas numrave të panjohur e të cilët po përpiqen të falsifikojnë dokumente me qëllim të diskreditimit tim politik, me argumente do ti zhveshi " lakuriq" para organeve të drejtësisë të Kosovës.

I premtoj popullit të Kosovës që votën time kurrë askush nuk do të mund ta ndryshoj.

Jam krenare me angazhimin tim për shtetin tim!

Duda

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat