Përplasjet mes Veliut e Muhaxherit, vjen reagimi i zyrtarit të lartë të LDK-së – ja kë e kritikon

Aktuale

Përplasjet mes Veliut e Muhaxherit, vjen reagimi i zyrtarit të lartë të LDK-së – ja kë e kritikon

Nga: N. H Më: 26 mars 2021 Në ora: 20:37
Agim Veliu dhe Gazmend Muhaxheri

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Florian Dushi, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka reaguar me anë të një postimi në Facebook, lidhur me përplasjet mes zyrtarëve të partisë së tij.

Dushi shprehet se sulmet e vrazhda dhe etiketimet e paprecendenta të Gazmend Muhaxherit ndaj figurave të LDK-së të cilët në momente të caktuara nuk kanë mendim dhe qëndrim të njëjtë si ai, janë një ogur jo i mirë për këtë parti.

Ai konsideron se për unitetin veprues të LDK-së përgjegjësinë primare që të kujdesen e kanë organet e reja të partisë.

Ja shkrimi i tij në Facebook:

Image
Florian Dushi

Zgjedhjet janë mbajtur dhe vlerësuar në Lidhjen Demokratike të Kosovës. Ato janë pranuar nga të gjithë, edhe atëherë kur nuk kishte qartësi të mjaftueshme se mbi cilat kritere janë ndërtuar organet (Këshilli i Përgjithshëm dhe Kryesia Qendrore) e partisë.

Sulmet e vrazhda dhe etiketimet e paprecendenta të nënkryetarit të vjetër/të ri ndaj figurave të LDK-së të cilët në momente të caktuara nuk kanë mendim dhe qëndrim të njëjtë si ai dhe të cilët ai bashkë me të tjerë i kanë spostuar nga struktura drejtuese, janë një ogur jo i mirë për LDK-në, veçanërisht për unitetin veprues të LDK-së, për çfarë drejtuesit aktual e kanë përgjegjësinë primare që të kujdesen!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat