Hoti: Cima ishte plotësues dhe ushqyes i zemrave tona në çdo kohë e rrethanë

Aktuale

Hoti: Cima ishte plotësues dhe ushqyes i zemrave tona në çdo kohë e rrethanë

Më: 26 mars 2021 Në ora: 20:40
Avdullah Hoti

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar për vdekjen e aktorit të njohur, Rasim Thaçi Cima.

Në postimin e tij, Hoti ka shkruar se Cima ishte plotësues dhe ushqyes i zemrave tona në çdo kohë e rrethanë.

Postimi i plotë:

I pikëlluar nga lajmi për shkuarjen në amshim të artistit të madh, sportistit e njeriut të mirë, Rasim Thaqit – Cima.Cima ishte plotësues dhe ushqyes i zemrave tona në çdo kohë e rrethanë. Ai me humorin, talentin dhe kapacitetin e tij na dhuroi buzëqeshje e kultivoi pozitivitet pafund, ndaj dhe do të mbetet i përjetshëm për ne dhe brezat e ardhshëm.Ngushëllime familjes Thaqi, miqve, komunitetit artistik dhe mbarë shoqërisë.Zoti e bekoftë jetën dhe veprën e Cimës tonë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat