Gashi tregon se si Osmani nga Australia iu bënte thirrje të mos ia bënin kuorumin Thaçit

Aktuale

Gashi tregon se si Osmani nga Australia iu bënte thirrje të mos ia bënin kuorumin Thaçit

Më: 26 mars 2021 Në ora: 21:37
Arben Gashi, Vjosa Osmani

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka folur për çështjen e zgjedhjes së presidentit. Gashi duke folur për mundësinë e Vjosa Osmanit që të zgjidhet presidente, ka shpalosur një detaj në kohën kur ish-presidenti Hashim Thaçi po votohej për këtë post në Kuvend.

Ai tha se ishte pikërisht kandidatja për presidente, Vjosa Osmani, që asokohe ishte në Australi dhe bënte thirrje të mos i bëhej kuorumi Hashim Thaçit.

Gashi tha se këtë diskurs (mos-qëndrimi në sallë) e ka kirjuar vetë Osmani gjatë zgjedhjes së Thaçit president.

“Vjosa Osmani këtë diskurs e ka krijuar për pesë vite me radhë. Madje, në ditën kur Hashim Thaçi është zgjedhur president, ajo ishte në Australi. Na dërgonte letra nga atje që mos t’ia bëjmë kuorumin Thaçit”, ka thënë Gashi.

Tutje, ai sqaroi edhe arsyen e veprimeve të LDK’së. Sipas tij, nuk kishte zgjidhje tjetër.

“Por, në fakt nuk kishim opsion tjetër. O të shkojmë në zgjedhje, o të qëndrojmë në sallë për kuorum”, tha mes tjerash Gashi.

Kujtojmë se data për mbajtjen e seancës kur do të zgjidhet presidenti ende nuk është vendosur. Ndërkohë që partia që mori mbi 50% të votave, Lëvizja Vetëvendosje, propozon që Osmani të kandidojë për këtë post.

Për zgjedhjen e presidentit nevojitet që 81 deputetë të qëndrojnë në sallën e Kuvendit për ta bërë kuorumin, e pastaj në raundin e tretë të votimit edhe mund të zgjedhet me 61 vota.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat