Palushi: Urimi i kryetares së Kushtetueses për Kurtin nuk ishte veprim i duhur

Aktuale

Palushi: Urimi i kryetares së Kushtetueses për Kurtin nuk ishte veprim i duhur

Më: 27 mars 2021 Në ora: 00:17
Kushtrim Palushi

Njohësi i çështjeve juridike, Kushtrim Palushi, ka thënë se urimi i kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Arta Rama-Hajrizi, ndaj Albin Kurtit për zgjedhjen e tij si kryeministër i Kosovës nuk është veprim i duhur.

Ai në Edicionin Special ka deklaruar se Kushtetuesja është organ neutral dhe se nuk duhet të ketë komunikime të tilla me institucionet tjera.

“Reagimi i subjekteve politike në Kosovë për urimin e kryetares së Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Arta Rama-Hajrizi, tregon se nuk ka qenë veprim i duhur. Nëse ajo e ka bërë të njëjtën gjë edhe më herët, kjo nuk ka qenë e duhur. Ajo duket se ka dashtë të tregojë lidership në këtë çështje, por kryetari i Gjykatës Kushtetuese nuk ka mandat dhe nuk ka rol që duhet të tregojë lidership në raport me Qeverinë apo me palët që mund të jenë të përfshira në procedurat që janë pranë saj”.

“Prandaj, për herët e ardhshme dhe në përgjithësi për këdo që do të jetë kryetar i Gjykatës në të ardhmen, një veprim i tillë nuk do të ishte i duhur të bëhej, që të urohej dhe të ketë përmbajte të tillë urimi si në rastin konkret”.

“Duhet të kujtojmë që Kushtetuesja është organ gjyqësor, organ neutral karshi të gjitha palëve, për të mos krijuar këtë përshtypjen e mungesës së pavarësisë dhe apo këtë përshtypjen e bashkëpunimit me personalitete të caktuara me Qeverinë apo me këso institucionesh. Gjykata Kushtetuese duhet të përmbahet nga çfarëdo deklarimi me palë në raport me institucionet tjera përpos atij komunikimit që ka në kontekst të procedurave, në kontekst të rasteve që ngriten pranë Gjykatës sipas Kushtetutës së Kosovës”, ka thënë Palushi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat